Opozita njëzëri kundër: PDK, LDK dhe AAK nuk e votojnë “Qeverinë Kurti 3”

Para 6 muaj

Partitë kryesore opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë konfirmuar se nuk do të votojnë për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti në seancën e 26 tetorit.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha për Klan Kosova se “PDK nuk ka votë për Qeverinë Kurti”, ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u shpreh se “nuk ka marrëveshje politike” për një bashkëpunim të tillë. Edhe shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se “Aleanca nuk ka vota për Qeverinë Kurti”.

Presidentja Vjosa Osmani ndërkohë ka paralajmëruar se, në rast se nuk arrihet marrëveshje të dielën, do t’i ftojë partitë për konsultime për të parë nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën parlamentare.

Afati kushtetues për formimin e qeverisë përfundon më 26 tetor, ndërsa seanca e Kuvendit është thirrur për të dielën në orën 10:00.