Oj Kosovë sa shumë të dua” – Dardanët festojnë fitoren ndaj Suedisë

Para 6 muaj

Pas fitores së madhe ndaj Suedisë, futbollistët e Kosovës shpërthyen në festë së bashku me tifozët. Në pamjet e publikuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, “Dardanët” dëgjohen duke kënduar njëzëri me tifozët këngën patriotike “Oj Kosovë sa shumë të dua”.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Fisnik Asllani, duke i siguruar Kosovës tri pikë të rëndësishme dhe pozitën e dytë në grup, me 7 pikë të arkëtuara. Kjo fitore mban gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror.