Oficeri i FSK-së, Kreshnik Dreshaj, diplomon në Kursin e Kapitenëve në SHBA

Para 6 muaj

Kapiten Kreshnik Dreshaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, që u mbajt në Fort Leonard Wood, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së në “Facebook”, ky trajnim kishte për qëllim përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë për planifikim, udhëheqje dhe drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

FSK theksoi se me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, po rrit kapacitetet profesionale dhe po përgatitet sipas standardeve më të larta të vendeve të NATO-s.