Oferta e Kurtit ndaj Limajt: 1 ministri dhe 2 zëvendësministra për bashkëqeverisje

Para 6 muaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar ofertën që i ka bërë Nismës për të hyrë në një koalicion qeverisës.

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, para Samitit të Procesit të Berlinit, Kurti tha se ishte i gatshëm t’i jepte partisë së Fatmir Limajt katër pozita të larta qeveritare, pavarësisht se ka vetëm tre deputetë.

“Kam qenë i gatshëm që Nismës t’i jap një ministër, nënkryetarin e Kuvendit dhe dy zëvendësministra,” deklaroi Kurti, duke shtuar se kjo është “oferta maksimale” që mund të bëjë.

Në të njëjtën kohë, deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka konfirmuar se partia është e hapur për bisedime me Vetëvendosjen, por me kusht që të sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit, e cila sipas saj ka krijuar përçarje në legjislativ.