Një incident mes nxënësve është raportuar të ketë ndodhur të enjten rreth orës 12:40 në komunën e Hanit të Elezit, ku një nxënës është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore pasi është shtyrë nga një bashkëmoshatar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim trupor” dhe është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
“Raportohet se një nxënës kishte shtyrë një nxënës tjetër, i cili ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.
Ende nuk janë dhënë informacione shtesë mbi motivin apo rrethanat që kanë çuar në incident, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje.
Rastet e tilla kanë ngritur shqetësimin për sigurinë në shkolla dhe nevojën për ndërhyrje të institucioneve arsimore për të parandaluar dhunën mes nxënësve.
