Nxënës problematik” – mjekja në Graz jep detaje për të dyshuarin e vrasjeve

Para 10 muaj

Një mjeke shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak, ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona, përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.

Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.

“I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo,

Autoritetet austriake janë ende duke hetuar motivet e sulmit, ndërsa komuniteti në Graz është i tronditur nga ngjarja që la pas vetes shumë viktima të pafajshme.