Nuk më intereson çka shkruan ajo’ – Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga Selvija

Para 8 muaj

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka konfirmuar përfundimisht ndarjen nga partnerja e tij, Selvije Jao, me të cilën ka një djalë të quajtur Roel.

Në një deklaratë për, Kasapi u shpreh se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund, por që ruajnë kontaktet vetëm për shkak të prindërimit të përbashkët.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë shumë të mirë, por qëndrojmë vetëm për hatrin e djalit, Roelit, dhe nuk më intereson fare shkrimi i asaj,” – u shpreh ai.

Deklarata e tij erdhi si reagim ndaj një postimi të Selvijes në rrjete sociale, që sipas raportimeve është interpretuar si një koment për marrëdhënien e tyre.

Shpat Kasapi, një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, kohëve të fundit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për jetën e tij personale.