Nuk i deklaroi dy çanta luksoze, i ndalen në Vërmicë

Para 10 muaj

Dogana e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës një automjet taksi, ku janë gjetur dy çanta “Hermes” me vlerë 16.614 euro, të padeklaruara. Malli është konfiskuar, ndërsa rasti është dërguar për procedura ligjore.