Nuk duam zgjedhje të reja, por LVV duhet të veprojë!

Para 0 vit

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, ka shprehur zhgënjimin për stagnimin politik dhe ka paralajmëruar se vota e partisë së tij do të jetë e njëjtë si herën e kaluar. Ai ka theksuar se, për të shmangur zgjedhjet e reja, Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë përpjekje serioze për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të ndërtuar një koalicion qeverisës.

Limaj ka deklaruar se procesi i ndërtimit të institucioneve ka marrë kohë edhe në vitet 2014 dhe 2017, dhe se vetëm një marrëveshje politike mund të zgjidhë ngërçin aktual. “Nisma do të kontribuojë për të shmangur zgjedhjet, por jo me çdo kusht,” tha ai.