Një stuhi e fortë me breshër goditi Kroacinë

Para 11 muaj

Shiu i dendur i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar një sërë problemesh dhe dëme materiale në disa vende në mbarë Kroacinë.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Kroacisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera kompetente janë në terren dhe po punojnë për të larguar pasojat e motit të keq.

Në rajonin e Osijekut janë pranuar shumë njoftime nga qytetarët për përmbytje në hapësira magazinimi, bodrume dhe garazhe. Në Çepin janë shënuar probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa shërbimet përkatëse janë njoftuar menjëherë dhe po për riparimin e defekteve.

Si pasojë e erës së fortë që goditi Slavonski Brodin, një pemë ka rënë mbi ndërtesën e vjetër të stacionit të autobusëve. Nuk është raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë zjarrfikësit e Stacionit Publik të Zjarrfikësve të Slavonski Brodit, të cilët e hoqën shpejt pemën dhe siguruan zonën