Një mik i veçantë: Katoliku shqiptar mbështet renovimin e Xhamisë në Prishtinë

Para 4 muaj

Glarus, Zvicër – Sot në Glarus, Hoxha Husamedin Abazi ka takuar Robertin nga Gjakova, i cili jeton në Zvicër. Gjatë bisedës për hallet e vendlindjes dhe të kombit, Roberti pa asnjë hezitim dhuroi një shumë parash për renovimin e xhamisë.

Hoxha Abazi thekson se u pajtuan se nismat dashakeqe, si e ashtuquajtura “Lëvizja e Deçanit”, dhe ekstremizmat fetare janë të dëmshme për atdheun dhe kombin, dhe se, me vetëdije apo pa vetëdije, u shërbejnë agjendave serbe.

“Faleminderit nga zemra për kontributin për renovimin e Xhamisë së Katër Llullave. Mirë u takofshim në Prishtinë!”, tha Hoxha Husamedin Abazi.

Ja dhe postimi i FB:

Miku im katolik dhuron për renovimin e xhamisë

Sot në Glarus pata kënaqësinë të kaloj çaste të ngrohta muhabeti me Robertin nga Gjakova, i cili jeton dhe vepron në Glarus të Zvicrës. Gjatë bisedës për hallet e vendlindjes dhe të kombit tonë, sapo e kuptoi se jemi duke e renovuar xhaminë, pa asnjë hezitim nxori një shumë parash dhe kërkoi ta pranonim si donacion për këtë vepër të hajrit.
U pajtuam se nismat dashakeqe, si e ashtuquajtura “Lëvizja e Deçanit” dhe ekstremizmat fetare janë të dëmshme për atdheun dhe kombin tonë dhe se, me vetëdije apo pa vetëdije, u shërbejnë agjendave serbe.

Miku im Robert, faleminderit nga zemra për kontributin për renovimin e Xhamisë së Katër Llullave. Mirë u takofshim në Prishtinë!
Hoxha Husamedin Abazi