Egli Tako ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instastory, që po interpretohet si një mesazh i koduar ndaj një personi që e ka provokuar.
Ajo ka ndarë një thënie në anglisht: “A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”, që në shqip përkthehet:
“Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë.”
Ky postim i pazakontë për stilin e saj të zakonshëm ka ngjallur reagime dhe spekulime të shumta në rrjete sociale. Ndjekësit dyshojnë se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje ndaj një individi që e ka thumbuar publikisht apo që ka hedhur kritika në drejtim të saj.
Megjithëse Egli nuk ka përmendur emra, toni i mesazhit lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një përgjigje të drejtpërdrejtë, por të rafinuar, duke zgjedhur të ruajë imazhin e saj pa u përfshirë në polemika të hapura.
Kush është “fshatari që hedh gurë”? Ende mbetet për t’u zbuluar… por duket se Egli Tako po zgjedh të përgjigjet në mënyrën më elegante – duke mos zbritur nga froni.
