Njëri nga dy personat e arrestuar sot për një përleshje fizike në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit,
“Sot, pas pranimit të informacionit për një përleshje fizike, policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa një i tretë është dërguar në spital për trajtim mjekësor”, tha Elshani.
Sipas tij, pas intervistimit të të dyshuarve, njëri është ndaluar, ndërsa tjetri është liruar dhe ka kaluar në cilësinë e dëshmitarit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
