Një i lënduar nga rrokullisja e veturës te “Kodra e Trimave”

Para 5 muaj

Një person ka mbetur i lënduar sot pasdite pas një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në lagjen “Kodra e Trimave”.

Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv  zëdhënësi i Policisë për Prishtinën Enis Pllana, rreth orës 12:00 është raportuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.