Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Para 2 ditë

Një grua ka humbur jetën sot rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, pasi ra nga një ndërtesë. Sipas policisë, viktima pësoi lëndime të rënda dhe vdekja e saj u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Autoritetet, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.