Pas bashkëpunimit në zgjedhjet e 9 shkurtit ku garuan në një listë të përbashkët, Nisma Social Demokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po ndajnë rrugët politikisht edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Sekretari i Nismës, Billall Sherifi, ka konfirmuar për Indeksonline se Nisma do të garojë e vetme në këtë proces zgjedhor dhe nuk do të jetë pjesë e koalicioneve me AAK-në.
Sa i përket kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e Nismës, Sherifi tha se është ende herët për të dhënë detaje dhe se emri do të vendoset në kohën e duhur.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka publikuar shumicën e kandidatëve të saj për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme.
