Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në QKUK, shkoi e gjallë në spital

Para 1 vit

Ka vdekur një grua në QKUK. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e saj. Sipas raportit, viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë,

Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.

Raporti i plotë:

Prishtinë / 09.04.2025 – 17:00. Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.