Nis vaksinimi me BCG për të porsalindurit në Spitalin e Mitrovicës

Para 1 muaj

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka njoftuar se ka filluar aplikimi i vaksinës BCG për të porsalindurit. Vaksinimi po kryhet menjëherë pas lindjes nga stafi i Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Vaksina BCG përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek kryesisht mushkëritë. Sipas mjekëve, vaksina është e sigurt dhe e rekomanduar nga autoritetet ndërkombëtare shëndetësore, duke mbrojtur foshnjat nga format e rënda të sëmundjes që në ditët e para të jetës.