Nis takimi i madh: Trump dhe Putin përballë me “skuadrat” e tyre

Para 10 muaj

Takimi mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, tashmë ka filluar.

Ndërkohë që ishte parashikuar një takim kokë më kokë, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se secila palë do të përfaqësohet nga tre anëtarë në bisedime.

Të dy udhëheqësit janë ulur në tavolinën e diskutimeve së bashku me ekipet e tyre.

Në anën amerikane të tryezës, Trumpin e shoqërojnë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari special, Steve Witkoff. Ndërsa nga pala ruse, Putinin e shoqërojnë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov.