Nis nata magjike e finales së “BBVA4”, Ledion Liço bën të papriturën krah Olës dhe Valbonës

Para 1 vit

Nata magjike e finales së “Big Brother VIP Albania 4” ka nisur me një performancë të veçantë nga moderatori Ledion Liço, i cili u rikthye në skenë për të çelur këtë mbrëmje të shumëpritur.
Së bashku me ish-banorët e sezonit, ai solli një moment artistik, duke ndezur atmosferën që në fillim të spektaklit.

Në krah të tij u vendosën Valbona dhe Olta, dy prej figurave më të komentuara të këtij edicioni, të cilat sollën një përballje simbolike dhe të ngarkuar emocionalisht, që u prit me entuziazëm nga publiku.

Finalja premton surpriza dhe emocione deri në shpalljen e fituesit të madh të këtij sezoni.