Nis Java e Bibliotekës në Kosovë me temën “Mes traditës dhe inovacionit”

Para 6 muaj

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur edicioni i 22-të i Javës së Bibliotekës, që këtë vit merr karakter ndërkombëtar. Me pjesëmarrjen e ekspertëve nga bibliotekat më të mëdha të rajonit dhe Evropës, ngjarja do të zgjasë deri më 12 tetor dhe përqendrohet te lidhja mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimeve moderne në bibliotekari.

Në program përfshihen aktivitete si lansimi i rrjetit bibliotekar të Kosovës, ekspozita me dorëshkrime të rralla, sesione shkencore për digjitalizimin dhe rolin e teknologjisë, si dhe diskutime mbi Inteligjencën Artificiale.

Aktivitetet do të shtrihen edhe në qytete të tjera si Prizren, Pejë, Gjakovë e Suharekë.