Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, në Chicago u mbajt ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit të Kosovës, përkrah atij të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe flamurit të qytetit. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Konsullatës së Kosovës, komuniteti shqiptar dhe bashkatdhetarë të shumtë. Drejtuesi i Konsullatës, Drilon Zogaj, dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj, falënderuan organizatat Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Illinois
