Më 20 maj në vend pritet të zhvillohen disa aktivitete me rëndësi në fusha të ndryshme:
Gjilan, ora 09:30 – Në Gjykatën Themelore në Gjilan mbahet seanca gjyqësore për një rast të rëndë të “vrasjes”.
Podujevë, ora 10:00 – Nis ndërtimi i objekteve banesore për banim të përballueshëm në Podujevë. Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ngjarja zhvillohet në hapësirën e ish-Tregut të Gjelbër.
Prishtinë, ora 11:00 – Promovohet libri “Kritika e mendjes politike” nga ambasadori kroat Zlatko Kramariç. Ngjarja mbahet në restorantin GAIA në Bërnicë.
Kijevë–Dollc, ora 16:00 – Ndërpritet përkohësisht qarkullimi në segmentin rrugor Prishtinë–Pejë, konkretisht në pjesën Kijevë–Dollc.
Prishtinë, ora 20:00 – Në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare të Universitetit të Prishtinës mbahet Festa e Pianos Chopin. Ky event artistik organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadën e Francës në Kosovë.
