Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
