Ngërç? Çfarë ngërçi? – Sveçla “harron” të tregojë nëse u morën vesh për Haxhiun

Para 1 vit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk është ndalur për t’u prononcuar për gazetarët para fillimit të seancës së sotme.

Ndërsa po kalonte pranë tyre, ai u tregua i habitur nga pyetja “Si do ta kaloni këtë ngërç politik?”, duke reaguar shkurt:“Cilit ngërç…?”, tha Sveçla, i habitur, teksa hynte në Kuvend.

Seanca e fundit parlamentare ishte ndërprerë, pasi kryetari Glauk Konjufca kërkoi kohë shtesë. Arsyeja: partia fituese ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.