Ngacmim seksual në ashensor në Vushtrri, arrestohet një i mitur

Para 2 muaj

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar mbrëmjen e së enjtes në një objekt banesor në Vushtrri.

Sipas Policia e Kosovës, një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në ashensorin e ndërtesës nga një i mitur.

Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.