Behar Kamberi, një mjek psikiatër 42-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në Tiranë nën akuzën për përndjekje ndaj moderatores sportive Albana Bejko. Sipas policisë, Kamberi ishte shfaqur disa herë pranë banesës së 28-vjeçares dhe kishte udhëtuar nga Kosova për ta “surprizuar” me një parfum të shtrenjtë.
Ngjarja ka ndodhur pas një takimi të sajuar nga vetë moderatorja, e cila kishte njoftuar policinë. Sapo mjeku është paraqitur në vendin e takimit, është arrestuar nga efektivët e Komisariatit Nr. 2. Ai ndodhet aktualisht në burgun “Mine Peza” dhe përballet me akuzën për përndjekje.
