Nga kjo e dielë kalojmë në orën dimërore – flemë një orë më shumë

Para 6 muaj

Të dielën, më 27 tetor, Shqipëria dhe vendet e tjera të Evropës kalojnë zyrtarisht në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në 02:00.

Ky ndryshim nënkupton se nata e së shtunës për në të dielën do të jetë një orë më e gjatë, duke i dhënë të gjithëve mundësinë të flenë më shumë.

Kalimi në orën dimërore ndodh çdo vit në fund të tetorit, si pjesë e një praktike të përbashkët europiane për të shfrytëzuar më mirë dritën natyrale gjatë ditës dhe për të kursyer energji.

Megjithëse për shumë njerëz është një ndryshim i mirëpritur, ekspertët theksojnë se organizmi mund të ketë nevojë për disa ditë për t’u përshtatur me ritmin e ri.