Nga Gjermania në Kosovë në këmbë: Rrugëtimi i veçantë i Miridon Mulollit

Para pak minutash

Miridon Mulolli, mërgimtar dhe boksier nga Podujeva, është pritur nga qytetarët për rrugëtimin e tij të veçantë nga kurbeti drejt Kosovës.

Ai e nisi udhëtimin nga Suhli i Gjermanisë dy javë më parë, duke e përshkuar rreth 1500 kilometra në këmbë, pa mjete transporti dhe me shumë vështirësi, raporton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj rruge kaloi nëpër Gjermani, Çeki, Austri, Hungari e Serbi, para se të mbërrinte në atdhe për një arsye të veçantë personale.