New York: Vuçiq dhe Netanyahu në një takim miqësor me mesazhe të forta për botën!

Para 7 muaj

Në takimin me Netanyahun, presidenti serb konfirmoi përkushtimin e Beogradit ndaj Izraelit dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një takim në New York, ku të dy po marrin pjesë në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit izraelit, Netanyahu i ka shprehur falënderim Vuçiqit për “mbështetjen e tij të palëkundur” ndaj Izraelit.

Gjatë takimit, theksi i veçantë u vu mbi çështjen e pengjeve që mbahen në Gazë, përfshirë Alon Ohel, i cili, përveç pasaportës izraelite, posedon edhe pasaportë serbe.

“Netanyahu ndau me Vuçiqin edhe bisedën që kishte pasur me prindërit e Ohel-it, pas publikimit të një videoje nga Hamasi ku ai shihet në Gazë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, liderët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë mes Serbisë dhe Izraelit.