Benjamin Netanyahu ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Donald Trump me buzëqeshje dhe një shtrëngim duarsh. Ish-presidenti amerikan ngriti gishtin e madh lart ndërsa gazetarët bërtisnin pyetje, mes tyre: “A jeni i sigurt se do të ketë paqe në Gaza së shpejti?”. Trump pohon me kokë, por përgjigja e tij nuk u dëgjua qartë, korrespondenti Mark Stone thekson se nuk kishte roje nderi gjatë pritjes së kryeministrit izraelit.
