Sadri Ramabaja ka parashikuar ndryshime të dukshme në skenën politike të Kosovës në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të rriten me nga katër deputetë secila, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të pësojë rënie me dy deputetë.
Në një prononcim për emisionin “Debat Plus”, Ramabaja tha se këto zhvillime do të ndikojnë në krijimin e dy blloqeve politike në Kosovë, ku PDK-ja dhe LDK-ja mund të rreshtohen si bllok i djathtë dhe i qendrës, ndërsa LVV-ja do të vazhdojë të mbetet forca kryesore politike në vend.
