Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Urgjencës dhe QMF-së në Klinë

Para 8 muaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Urgjencës së qytetit dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), në bashkëpunim me shoqatën “Qendresa kosovare”.

Objekti i ri do të ndërtohet në fshatin Dresnik, pranë shtëpisë për të moshuar dhe afër rrugës së ardhshme të transitit. Elezaj e cilësoi projektin si hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe shërbimeve për qytetarët.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e qeverisjes sonë të mirë dhe transparente,” tha Elezaj në postimin e tij.