Me 71 vota për, Nenad Rashiq është zgjedhur sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Votimi u zhvillua gjatë seancës konstituive, ndërsa Rashiq u propozua si kandidat alternativ ndaj Listës Serbe, të cilën shumë deputetë refuzuan ta përkrahin për shkak të qëndrimeve të saj politike dhe lidhjeve me Beogradin.
Zgjedhja e Rashiqit u konsiderua si një hap i rëndësishëm për përfaqësimin e komunitetit serb që distancohet nga ndikimi i Serbisë në Kosovë.
