Blerina Basha, 33 vjeçe nga Durrësi, e cila la tre fëmijët e mitur vetëm në banesë, ka deklaruar se u detyrua të punonte me dy turne për mungesë të plotë mbështetjeje familjare dhe institucionale. Ajo pohon se kishte kërkuar ndihmë nga shërbimet sociale të bashkisë, por pa rezultat, ndërsa ndihma nga ish-bashkëshorti ka qenë minimale. Aktualisht, ajo dhe fëmijët ndodhen në pediatrinë e spitalit të Durrësit.
