Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë përmbyllur fazën e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Deklaratat përmbyllëse të palëve do të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, me data rezervë më 16 dhe 18 shkurt. Pas kësaj, trupi gjykues do të mbyllë gjykimin dhe do të nisë shqyrtimin për aktgjykimin, i cili pritet të shpallet brenda 90 ditësh, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë.
