Në prag të fushatës, Kurti dhe Hyseni vënë gurthemelin për bulevardin 18 milionësh në Gjilan

Para 9 muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vënë sot gurthemelin për ndërtimin e “Bulevardit të Qytetit” – një projekt me vlerë 18 milionë euro, vetëm pak javë para zgjedhjeve lokale.

Projekti parashikon ndërtimin e një bulevardi 450 metra të gjatë, nënkalimi, parking nëntokësor me 500 vendparkingje, si dhe një objekt të ri administrativ pesëkatësh me sipërfaqe prej 8,600 m². Punimet pritet të përfundojnë brenda dy vjetësh.

Kurti tha se Gjilani po shndërrohet në një “qendër zhvillimi”, ndërsa njoftoi se gjatë këtij mandati janë investuar mbi 73 milionë euro në projekte për qytetin.