Franca ka shënuar një moment historik demografik, pasi gjatë vitit 2025 numri i vdekjeve ka tejkaluar atë të lindjeve për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas të dhënave zyrtare, rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë janë faktorët kryesorë të këtij zhvillimi, ndonëse popullsia totale vazhdon të mbështetet nga migrimi neto pozitiv.
