Në Budapest hapet pjesë e bibliotekës me emrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova

Para 10 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, ku sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një pjese të re të bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest, e cila tashmë mban emrin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo është një shenjë përkujtimi e përhershme për vizionin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, i cili me përkushtim udhëhoqi popullin drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në këtë ngjarje, Presidentja ishte e shoqëruar nga miq të afërt të Presidentit Rugova, si dhe personalitete nga Kosova e Hungaria që ndajnë respekt të ndërsjellë për historinë dhe vizionin politik të Rugovës.