Ndeshja historike për Botëror transmetohet në tri ekrane gjigante në Prishtinë

Para 28 ditë

Kosova sonte është përballë ballafaqimit historik me Turqinë ku do të vendoset fati për Botëror.

Kjo ndeshje e cila fillon nga ora 20:45 dhe është historike do të transmetohet nëpër sheshe të qyteteve në mbarë vendin.

Janë tri pika kryesore në Prishtinë të cilat do ta shfaqin atë në ekrane gjigante. Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Prishtina gati për spektakël. Ndeshja Kosovë – Turqi do të transmetohet në ekrane gjigante në tri pika në kryeqytet; në sheshin “Zahir Pajaziti”, në sheshin “Skënderbeu” dhe te Pallati i Rinisë.

Bashkohu në festën e madhe të futbollit në sheshet e kryeqytetit ”, thuhet në njoftim,