Një zjarrfikës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot në Gjakovë, mes një kamioni zjarrfikës dhe një kamionete. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
