Ndërron jetë shkrimtari i njohur holandez Cees Nooteboom

Para 2 muaj

Një nga autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë evropianë, shkrimtari, poeti dhe eseisti holandez Cees Nooteboom, ka ndërruar jetë më 11 shkurt 2026 në moshën 92-vjeçare.

I lindur në vitin 1933, ai konsiderohej si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë evropiane. Pas studimeve në shkolla manastiri, rininë e kaloi duke udhëtuar me autostop nëpër Evropë – përvojë që u pasqyrua në romanin e tij debutues “Philip en de anderen” (1955).

Një vit më vonë botoi përmbledhjen e tij të parë poetike “De doden zoeken een huis”. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Nooteboom krijoi një opus të pasur që përfshin romane, ese, udhëpërshkrime, poezi dhe drama, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.