Ndërprerje e përkohshme e trafikut në Prishtinë për Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë

Para 11 muaj

Policia e Kosovës njofton se më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë, për shkak të mbajtjes së edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo bëhet me kërkesë të presidentes Vjosa Osmani. Ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe do të përfshijnë segmente rrugore dhe zona afër objekteve të rëndësishme, ku do të ketë riorientim të trafikut. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.