Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se toger Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia (SHBA), duke u shpërblyer me çmimin prestigjioz “Distinguished Honor Graduate” për rezultatet e tij të jashtëzakonshme.
Ky çmim u nda për performancë të lartë në të gjitha komponentët e kursit, që përfshinte trajnime në taktika tokësore, lidership ushtarak, vendimmarrje në kushte stresuese dhe menaxhim logjistik.
FSK vlerëson se ky është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të oficerëve të saj në arenën ndërkombëtare.
