Ndalohet për 48 orë i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Para 3 muaj

Prokuroria Speciale ka arrestuar në Zveçan të dyshuarin S.R., nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë ngjarjeve të majit 2023. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për disa vepra penale, përfshirë bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur prova materiale, ndërsa ndaj tij pritet të kërkohet masa e paraburgimit.