Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, doganierët ndaluan një udhëtar gjatë kontrollit rutinë dhe zbuluan rreth 4.500 copë mallra, përfshirë veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë me shenja të markave të njohura tregtare. Këto mallra dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Autoritetet sqaruan se etiketat dhe aksesorët me marka të mbrojtura, edhe kur importohen veçmas, përbëjnë rrezik pasi mund të përdoren për falsifikimin e produkteve jo origjinale. Ky veprim dëmton mbajtësit e markave, mashtron konsumatorët dhe cenon konkurrencën e ndershme në treg.
