Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i sekuestrohet arma dhe një diamant

Para 1 muaj

Prishtinë: Një person është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nën dyshimin për vjedhjen e rreth 9 kilogramëve ari, me vlerë afër 1 milion euro.

Sipas prokurorisë, i dyshuari me inicialet XH.V. dyshohet se ka kryer vjedhjen në një argjendari në kryeqytet. Gjatë bastisjes në banesën e tij, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje, si dhe një diamant.

Po ashtu, është paralajmëruar urdhër i përkohshëm ndalimi për pasurinë e të dyshuarit, përfshirë një veturë BMW X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110 mijë euro.

Prokurori i shtetit pritet që brenda afatit ligjor të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.