Ndahet nga jeta Rreshteri i FSK-së, Sabit Mazreku – shërbeu në UÇK dhe mbeti ushtar deri në fund

Para 10 muaj

Kosova ka humbur një nga ushtarakët e saj më të përkushtuar. Rreshteri i Klasit të Parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sabit Mazreku, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë, njoftoi sot zyrtarisht FSK-ja.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella familjes Mazreku dhe kolegëve të ushtarakut të ndjerë.

Homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen sot (16 qershor) në Kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin, nga ora 13:00 deri në 14:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës.

Sabit Mazreku ishte një veteran i luftës për liri. Ai shërbeu me dinjitet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut. Pas luftës, ai vazhdoi rrugën e tij në Batalionin Gardist të Zonës së D