Pas një sulmi në zemër, këtë të mërkurë herët në mëngjes ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Siç raporton gazetarja e Euronews Albania Ferikan Iljazi nga Maqedonia e Veriut, Kasapi nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.
– Advertisement –
Shpat Kasapi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë.
