Ish-shefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka reaguar ndaj akuzave të Prokurorisë Speciale, duke deklaruar se arrestimi dhe mbajtja e tij në paraburgim për pesë muaj kanë qenë të padrejta. Ai theksoi se nuk ka përfituar asnjë cent nga vendimet menaxheriale dhe se prokuroria nuk ka gjetur asnjë përfitim personal në llogaritë e tij apo të familjarëve. Krasniqi shtoi se vendimet e marra gjatë krizës energjetike janë bërë në interes të kompanisë dhe të shtetit.
